
Të gjitha problemet që i trashëgojë Ralf Rangnick në Manchester United

Trajneri gjerman përsëriti edhe një herë kërkesën e tij që lojtarët e United duhet që të vrapojnë më shumë
Aq keq ka shkuar puna saqë trajneri i Manchester United u deshtë të bëjë një lutje në një konferencë për shtyp që lojtarët e tij të luajnë, duke i inkurajuar për të vrapuar, por tani Ralf Rangnick ka një listë edhe më të madhe problemesh me skuadrën nga Old Trafford.
Humbja 1-0 në shtëpi e Manchester United ndaj Wolverhampton Wanderers shënon periudhën më të keqe për këtë ekip që nga pas-koha Ferguson, pasi që e tërë skuadra nuk përpjekkej pothuajse fare të luajë në atë ndeshje, transmeton GazetaExpress.
Luke Shaw doli dhe tha se jo të gjithë luanin me zemër për ekipin dhe pastaj u shfaqën një sërë tregime që thoshin që United ka probleme të mëdha në zhveshtore, por cilat janë problemet kryesore që ata të ecin përpara me Rangnick?
Shumë lojtarë janë aty ku nuk dëshirojnë
“Dua të them që ne kemi disa lojtarë kontratat e të cilëve skadojnë në verë”, theksoi Rangnick në konferencën e tij për shtyp.
“Ne, ndoshta kemi një apo dy lojtarë të cilët dëshirojnë të largohen, edhe pse ata kanë kontratë. Është detyrë e lojtarëve që të merren më këtë çështje në mënyrë profesionale”.
(Kosova Sot Online)