Crystal Palace kërkon sulmuesin e Arsenalit

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 18:46
Crystal Palace kërkon sulmuesin e Arsenalit

Crystal Palace dëshiron që të përforcohet në sulm për pjesën e dytë të sezonit

Skuadra londineze ka pasur rezultate jo të mira kohëve të fundit në Premier Ligë dhe për këtë ata janë duke shikuar për të përforcuar sulmin.

Sipas The Times, ata kanë filluar bisedimet me Arsenalin për të arritur marrëveshje për sulmuesin e tyre Eddie Nketiah.

Sulmuesi i Anglisë U21, mendohej se do të kalonte në Gjermani para se të vije interesimi i Crystal Palace.

Kujtojmë se ai do të jetë lojtar pa kontratë në verë derisa Arsenali nuk pritet që t’ia vazhdojë atij kontratën më. 

(Kosova Sot Online)