Egjipti i Salah e nis me humbje Kupën e Afrikës, mposhtet nga Nigeria

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 20:25
Egjipti i Salah e nis me humbje Kupën e Afrikës, mposhtet nga Nigeria

Nigeria ka debutuar në Kupën e Afrikës me një fitore të madhe të arritur ndaj Egjiptit.

Kombëtarja e Nigerisë ka arritur që ta mposht Egjiptin në ndeshjen hapëse të Kupës së Afrikës të grupit D.

Nigeria ka arritur një fitore minimale 1-0, por shumë të rëndësishme ndaj asaj të Egjiptit.

Golin e vetëm të Nigerisë e ka shënuar ylli i Leicester Cityt, Kelechi Iheanacho në minutën e 30-të të takimit, i cili realizoi një eurogol në stilin ‘volley’.

Nigerianët kështu marrin tre pikët e para të grupit D, gjersa ndeshja tjetër në këtë grup mes Sudanit dhe Guinesë zhvillohet nga ora 20:00.

(Kosova Sot Online)