Ancelotti: Do të jetë një ndeshje e barabartë

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 20:38
Ancelotti: Do të jetë një ndeshje e barabartë

Trajneri i Real Madridit ka dhënë parashikimet e tij për gjysmëfinale

Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp para gjysmëfinales së SuperKupës së Spanjës kundër Barcelonës ku ai ka thënë se pret një ndeshje të barabartë këtë të mërkurë.

Trajneri i Real Madridit po ashtu ka refuzuar që të thotë se ata janë skuadër favorite dhe po ashtu ka pranuar se ai ende nuk ka zgjedhur me cilin formacion të paraqitet në këtë ndeshje të madhe.

“Do të isha i shqetësuar nëse lojtarët mendojnë që ne jemi favorit, për shkak se nuk janë”, tha Ancelotti.

(Kosova Sot Online)