Kritika të ashpra për Salah pasi humbjes se Egjiptit nga Nigeria

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 21:31
Kritika të ashpra për Salah pasi humbjes se Egjiptit nga Nigeria

Rrjetet sociale janë duke vluar me komente negative për Mohamed Salah, pasi që Kombëtarja e tij Egjipti u mposht nga Nigeria në Kupën e Kombëve të Afrikës, derisa ai është cilësuar si i “pavlefshëm kur nuk luan në Liverpool”

Mohamed Salah është kritikuar në rrjetet sociale pasi që skuadra e tij e Egjiptit është mposhtur nga Nigeria në ndeshjen hapëse të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Super Eagles (Nigeria) morën tri pikët pas golit të bukur të sulmuesit të Leicesterit, Kelexhi Iheanacho, kurse Salah dhe shokët e tij të skuadrës dëshpëruan gjatë gjithë ndeshjes.

(Kosova Sot Online)