Mourinho nuk e ka harruar Granit Xhakën

  • s. /
  • 12 January 2022 - 09:41
Mourinho nuk e ka harruar Granit Xhakën

Xhaka vazhdon të jetë një opsion për Jose Mourinhon

Roma është duke planifikuar që të ringjallë interesimin për mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, sipas Gazzetta dello Sport.

29-vjeçari ishte objektivi kryesor i Jose Mourinhos verën e kaluar, por përfundoi duke rinovuar kontratën me Topçinjtë në fund të gushtit.

Mourinho ende e ka në listë Xhakën dhe dëshiron ta ribashkojë me Ainsley Maitland-Niles te Roma.

Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të 2024. 

(Kosova Sot Online )