Kosova nikoqire e ndeshjeve të Evropianit të volejbollit

  • e.. /
  • 12 January 2022 - 12:50
Kosova nikoqire e ndeshjeve të Evropianit të volejbollit

Kosova do të jetë organizatore e disa ndeshjeve të Kampionatit Evropian të volejbollit në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave.

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka njoftuar se në vendin tonë do të zhvillohen ndeshjet e Grupit E të konkurrencës së meshkujve (U-22), në të cilin grup përpos “Dardanëve” marrin pjesë edhe Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen nga 19 maji deri më 23 maj. Ekipet përbëhen me lojtarë të lindur në vitin 2001 apo edhe më të rinj.

Në Kosovë do të zhvillohen edhe ndeshjet e Grupit I të konkurrencës së femrave (U-19). Pjesë e këtij grupi, përpos ekipit kosovar, janë edhe Turqia, Estonia e Hungaria. “Takimet luhen mes datave 7-11 prill 2022. Garojnë volejbolliste të lindura më 2004 ose më të reja”, thuhet në njoftim.

“Të qenurit nikoqirë e këtyre dy evenimenteve jashtëzakonisht të rëndësishme për volejbollin evropian, për Kosovën është arritje në vete, marrë parasysh konkurrencën e madhe të shteteve për të fituar të drejtën e organizimit të këtyre garave”, ka theksuar FVK.

(Kosova Sot Online)