Pas Vinicius e Rodrygo, Reali ia ka vënë syrin një tjetër talenti në Brazil

  • E.K /
  • 12 January 2022 - 13:12
Pas Vinicius e Rodrygo, Reali ia ka vënë syrin një tjetër talenti në Brazil

Endrick është duke u monitoruar nga Real Madridi sipas ESPN.

Los Blancos kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e 15-vjeçarit që një kohë dhe kanë krijuar marrëdhënie të fortë me klubin e Palmeiras për ta blerë brazilianin në të ardhmen.

Reali ka pasur sukses me blerje të tilla në Brazil, si rasti i Vinicius Junior dhe Rodrygo, të cilët sot janë të rëndësishëm në ekipin e Carlo Ancelotit. 

(Kosova Sot Online)