Shumë kërkesa për shërbimet e Marcelos, nëse largohet nga Real Madridi

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 16:55
Shumë kërkesa për shërbimet e Marcelos, nëse largohet nga Real Madridi

I lidhur me një largim nga Real Madridi, ylli i kësaj skuadre Marcelo po kërkohet nga disa skuadra jashtë Europës

Sipas AS, ylli në largim i Real Madridit po kërkohet nga shumë skuadra, derisa ai ka vetëm gjashtë muaj kontratë me Los Blancos.

Fluminense, Botafogo dhe Palmeiras të gjitha kanë shprehur interesim për transferin e 33 vjeçarit kur ai të largohet nga Santiago Bernabeu.

Trabzonspor po ashtu ka kontaktuar përfaqësuesit e Marcelos por ai nuk po konsideron që është koha të luajë në Turqi në këtë kohë. 

(Kosova Sot Online)