Çudira afrikane, gjyqtari ndërpret dy herë ndeshjen para kohe në Kupën e Kombeve të Afrikës

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 17:52
Çudira afrikane, gjyqtari ndërpret dy herë ndeshjen para kohe në Kupën e Kombeve të Afrikës

Skena të çmendura janë parë në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON) kur gjyqtari Janny Sikazwe përfundoi ndeshjen pesë minuta para kohës së lot në fitoren 0-1 të Malit kundër Tunezisë

Gjyqtari nga Zambia ka shkaktuar polemika pasi që e përfundoi ndeshjen në minutën e 85-të, para se ta bëjë këtë edhe një herë në minutën e 90-të.

Mali fitoi 1-0 kundër Tunizisë por gjyqtari Janny Sikazwe e ka referuar dy herë fundin e ndeshje, njëherë para se të bëhej minuta e 90, gjë që ka shkaktuar polemika në ndeshjen e grupeve të Afcon.

Zyrtari nga Zambia, Sikazwe fillimisht fishkëlleu për përfundimin e ndeshjes në minutën e 85-të, para se ta përmirësonte gabimin por Sikazwe përsëri i dha fund ndeshjes para se të bëhej minuta e 90-të.

Ndeshja përfundoi pas gabimit të dytë, me rreth 17 sekonda para saj, gjë që shkaktoi zemërim te lojtarët e Tunezisë dhe trajnerët të cilët po përpiqeshin ta barazonin rezultat në 1-1.

Çfarë ndodhi?

Polemikat e mëdha ndodhën në ndeshjen e grupeve të Afcon në mes të Malit dhe Tunizia, me gjyqtarin Janny Sikazwe që ishte në qendër të terë kësaj drame.

Sikazwe dy herë e referoi përfundimin e ndeshjes para se të kalonin 90 minuta, herën e dytë ai e sinjalizoi përfundimin e ndeshjes 17 sekonda para kohe.

Po ashtu është dashur që të aplikohet shtesa, me VAR që disa herë u përdorë, derisa u dha një karton të kuq dhe u dhanë dy penallti.

A do të përsëritet ndeshja?

Është sugjeruar që ndeshja të rifillojë dhe të luhen minutat e mbetur, pavarësisht se ndeshja ka përfunduar dhe lojtarët janë larguar nga fusha.

Trajner i Malit, Mohamed Magassouba kishte mbajtur konferencë për shtyp përpara se ajo të ndërpritej kurse zyrtarët e CAF menduan për skenarin e rifillimit të saj. \

Në të vërtetë, rreth 20 minuta pasi që përfundoi ndeshja, lojtarët e Malit dolën përsëri në fushë në stadiumin Limbe, të gatshëm për të luajtur minutat e mbetur.

Por, ishte Tunezia që refuzoi kthimit dhe ndeshja zyrtarisht përfundoi me rezultat 1-0 për Malin. 


(Kosova Sot Online)