Arsenal në gjueti për dy mesfushorë – Arthur dhe Tielemans si opsione

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 18:42
Arsenal në gjueti për dy mesfushorë – Arthur dhe Tielemans si opsione

Kontaktet janë vënë me Juventusin për një huazim të brazilianit Arthur këtë muaj, derisa ylli i Leicester Tielemans është po ashtu synim i Arsenalit

Arsenali ka vënë kontakte me Juventusin për ta huazuar mesfushorin Arthur Melo, por, ata janë të interesuar po ashtu edhe për mesfushorin e Leicester City, Youri Tielemans.

Topxhintë janë në kërkim të forcimit të mesfushës së tyre gjatë afatit të janar, me skuadrën e Mikel Arteta që për momentin është pa Thomas Partey dhe Mohamed Elneny që po luajnë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Arteta dëshiron që të shtojë fytyra të reja këtë muaj, veçanërisht pas largimit të Ainsley Maitland-Niles në Romë dhe bisedimet janë intensifikuar për transferin e një mesfushori.

Sipas mediave, bisedimet mes Arsenalit dhe Juventusit për Arthur kanë filluar, me topxhinjtë që dëshirojnë të nënshkruajnë më të si huazim deri në fund të sezonit me opsion blerjen.

Klubi italian bëhet e ditur që gjatë diskutimeve kanë thënë se do të ishin të lumtur për të arritur një marrëveshje, por asgjë nuk do të ndodh derisa ata të gjejnë një zëvendësim.

Juventusi janë të interesuar për mesfushorin e Lyonit, Bruno Guimaraes, një lojtar që besohet se e kërkon edhe Arsenali, por vështirësitë financiare bëjnë që marrëveshja për brazilianin apo ndonjë transfer tjetër të jetë më i vështirë.

Burimet në Itali besojnë që Juventusit do të sjellë një mesfushorë si huazim, duke pastruar kështu rrugën që Arthur të largohet nga klubi për pjesën tjetër të sezonit.

Arsenali po ashtu janë të interesuar për të nënshkruar me yllin e Leicester City, Tielemans. Tielemans ka vetëm 18 muaj kontratë me skuadrën nga stadiumi King Power dhe ai nuk pritet të nënshkruajë zgjatjen e kontratës.

Klube në tërë Europën dëshirojnë që ta marrin belgun dhe Arsenali sigurisht që është në këtë listë. Diskutimet kanë filluar me përfaqësuesit e 24 vjeçarit në London Colney në javët e fundit për ta zgjedhur situatën.

Por, është në dyshim që Tielemans do të largohet këtë muaj, me Leicesterin që pritet ta mbajë atë deri n fund të sezonit duke synuar ta bindin atë për të nënshkruar kontratë të re.

(Kosova Sot Online)