Kosova fantastike, e mposht Turqinë në Prishtinë

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 21:15
Kosova fantastike, e mposht Turqinë në Prishtinë

Kosova ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Turqisë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën e parë te kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.

“Dardanët” u treguan fantastikë sonte duke u treguar të vëmendshëm dhe në fund iu gëzuan fitores në ndeshjen që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës në këtë kampanjë, krahas tri humbjeve dhe një barazimi.

Pjesa e parë ishte e barabartë mes dy skuadrave, që u mbyll me rezultat 13 – 13.

Ndërkohë, në 30 minutëshin e dytë, Kosova dominoi në çdo aspekt duke fituar me rezultat 13 – 11 dhe përfundimtari që doli të jetë 26 – 24.

Në dy ndeshjet e fundit me Greqinë, “Dardanët” u mposhtën për një gol.

Kampanjën kualifikuese , Kosova e mbyll të shtunën me ndeshjen ndaj Belgjikës në udhëtim.

(Kosova Sot Online)