Gjysmëfinalja Barcelona – Real Madrid shkon në shtesa

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 22:05
Gjysmëfinalja Barcelona – Real Madrid shkon në shtesa

90 minuta lojë të El Clasicos së parë për këtë vit Barcelona – Real Madrid ka përfunduar e barabartë 2-2

Real Madridi kaloi në epërsi në pjesën e parë të kësaj ndeshje me anë të Vinicous Junior. Ishte një përfitim nga një gabim në mesfushë i Barcelonës nga i cili përfitoi Benzema.

Ky i fundit do të pasonte për Vinicious Jr, i cili shënon gol të bukur më të majtën e tij në minutën e 25-të.

Barcelona do të reagonte ku Luuk de Jong do të shënonte gol në minutën e 41-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë përsëri ishte Real Madridi që shënoi gol në minutën e 72-të me anë të Karim Benzema.

Megjithatë, epërsinë e Real Madridit do ta shkrinte përsëri Barcelona ku i sapo i rikthyeri nga lëndimi, Ansu Fati shënoi gol në minutën e 83-të të ndeshjes.

Pas këtij barazimi ndeshja do të shkojë në vazhdime me dy herë nga 15 minuta. Fituesi kualifikohet në finale të Super Kupës së Spanjës.

(Kosova Sot Online)