Allegri: “Humbja pesë sekonda nga fundi dhemb, futbolli sikur është shpikur nga djalli”

  • S.A /
  • 13 January 2022 - 10:08
Allegri: “Humbja pesë sekonda nga fundi dhemb, futbolli sikur është shpikur nga djalli”

Interi dhe Juventusi u përballën mbrëmjen e djeshme mes tyre për trofeun e parë sezon, sfidë që nxori fituese skuadrës e Simone Inzagni.

Një gol në minutat e fundit të ndeshjes bëri që Interi të rrëmbente trofeun e Superkupës.Pas humbjes te skuadra e Juventusit ishin shumë të zhgënjyer, teksa trajneri Missimiliano Allegri pas ndeshjes është shprehur se duket sikur futbollin e ka shpikur djalli.

“Ishte një lojë e vërtetë, një test i mirë për ne për të parë se ku jemi. Fatkeqësisht, futbolli ndonjëherë duket sikur është shpikur nga djalli. Bëmë një gabim naiv pesë sekonda nga fundi, por luajtëm kundër ekipit më të fortë në Itali për momentin dhe patëm disa raste, duke i lejuar Interit shumë pak. Ne luftuam në 10 minutat e para, por më pas bëmë shumë mirë”.

“Një humbje pesë sekonda nga fundi dhemb, por ne duhet ta përdorim atë zemërim për Serinë A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve. Duhet të shohim anët pozitive, skuadra po përmirësohet, veçanërisht fizikisht. Ishte një lojë e vetme, nuk shkoi ashtu siç donim, kështu që tani fokusohemi në ligë”, ka theksuar pas ndeshjes Allegri.

(Kosova Sot Online )