Interi fitoi Superkupën pas 12 vitesh: E merituam

  • S.A /
  • 13 January 2022 - 11:15
Interi fitoi Superkupën pas 12 vitesh: E merituam

Simone Inzaghi beson se Interi meritoi të fitojë Superkupën e Italisë. Interi e mundi në finale Juventusin duke shënuar golin e fitores në minutën e 120-të, ishte Alexis Sanchez heroi i zi e kaltërve. Interi nuk e kishte fituar këtë trofe që 12 vite dhe Inzaghi është i lumtur që më në fund erdhi trofeu, që është edhe i pari për të në stolin e Inter. “U ndeshëm me një skuadër shumë të fortë, që luajti si Juventusi, por nuk na krijoi shumë vështirësi. Pashë edhe shifrat, fitorja është e merituar. Donim që ta fitonim me çdo kusht këtë trofe”, u shpreh ai.

“Nuk është kurrë e lehtë që ti mundësh, edhe pse unë kisha precedentë në favorin tim përballë tyre në Superkupë. Jam shumë i kënaqur”.“Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, kishte 12 vite që Interi nuk e fitonte Superkupën. Kishte kaluar shumë kohë për një klub si ky”. 

(Kosova Sot Online )