United po zhvillon biseda sekrete me Pochettinon

  • A.P /
  • 13 January 2022 - 16:31
United po zhvillon biseda sekrete me Pochettinon

Manchester United dhe Mauricio Pochettino janë duke mbajtur kontakte “sekrete dhe diskrete”, raportojnë sot mediat në Francë.

Pochettino është në garë me Paris Saint-Germain për ta fituar titullin e Ligue 1 por edhe Ligën e Kampionëve, të cilat synon t’i arrijë me një treshe sulmuese që përbëhet nga Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Ai është kryesori që të jetë menaxher permanent në Manchester United, me menaxherin Ralf Rannick që do të jetë në detyrë deri në fund të sezonit 2021/22.

Le Perisien ka raportuar sot se Djajtë e Kuq kishin shprehur interesim për Pochettinon edhe në nëntor, kur u shkarkua Ole Gunnar Solskjaer. United vazhdon të “këtë kontakte” me trajnerin argjentinas, të cilin e duan edhe shumica e tifozëve të kësaj skuadre.

Më parë është raportuar se United ka për synim tre trajnerë për sezonin e ri e ata janë. Pochettino, trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag dhe ai i Leicesterit Brendan Rodgers.

Le Parisien shkruan që për momentin ata janë duke luftuar që në pankinë ta sjellin Pochettinon por edhe Ten Hag.

(Kosova Sot Online)