James Rodriguez hero në Katar, ia shpëton jetën mbrojtësit kundërshtar që pësoi arrest kardiak
James Rodriguez ka qenë njeriu kryesor në ndeshjen Al Rayyan – Al Wakra që përfundoi 3-0 në të mirë të vendasve. Jo vetëm për paraqitjen fantastike në fushë me një asistim e dy gola, por James bëri edhe një gjest prej heroit, duke shpëtuar jetën e mbrojtësit kundërshtar.
Ishte minuta e 38-të e ndeshjes, kur mbrojtësi i mysafirëve Ousmane Coulibaly pësoi një arrest kardiak dhe u rrëzua në portën e tij. Më i shpejti në atë moment ishte James Rodriguez që shkoi për t’i ndalur në ndihmë atij para se mjekët të arrinin. Reprezentuesi kolumbian e rregulloi kokën e 32-vjeçarit në mënyrë që ai të marrë frymë më shlirshëm para se ekipi mjekësor të mbërrinte për të vazhduar trajtimin për të. Bein Sports ka raportuar se James ka bërë heroin në këtë sfidë, pasi mos të ishte reagimi i shpejtë i tij gjërat për Coulibalyn do të komplikoheshin.
(Kosova Sot Online )