Haaland në dilema të mëdha për të ardhmen e tij

  • A.P /
  • 13 January 2022 - 17:03
Haaland në dilema të mëdha për të ardhmen e tij

Erling Haaland po përgatitet të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, raporton AS.

Skuadrat e mëdha si Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United janë ato që presin një vendim përfundimtar të sulmuesit norvegjez.

Konsensusi i përgjithshëm është se do të largohet nga Borussia Dortmund gjatë verës, me bisedimet që po zhvillohen tani me agjentin e tij Mino Raiola.

“Cules” kishte raportuar disa ditë më parë se ka një marrëveshje mes Barcelonës dhe Haaland, por natyrisht do të mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat deri atëherë.

(Kosova Sot Online)