“Mendoja si të bëja vetëvrasje” – ylli NBA tregon ndjenjat e tij pas paralizimit

  • A.P /
  • 13 January 2022 - 19:47
“Mendoja si të bëja vetëvrasje” – ylli NBA tregon ndjenjat e tij pas paralizimit

Shawn Bradley kishte pësuar një aksident të tmerrshëm me biçikletë duke u paralizuar përgjithmonë. Në një intervistë ai ka treguar se në një moment ka menduar që të bëjë vetëvrasje

Një vit pas aksidentit të tij tragjik me biçikletë, aksident që e la të paralizuar nga gjoksi e poshtë, ish ylli i NBA, Shawn Bradley pranoi se kishte tentuar të bëjë vetvrasje. Bradley ish qendra e Sixers, Mavericks dhe Nets ka folur për revistën Sports Illustrated se si ai dhe familja e tij ishin përballur me paralizën e tij.

Derisa ai ka fituar afërsisht 70 milionë dollarë gjatë karrierës së tij si basketbollist i NVA, kostoja financiare dhe emocionale pas aksidentit është marramendëse.

(Kosova Sot Online)