Chelsea e do Destin, por jo me kushte të Barcelonës

  • S.A /
  • 14 January 2022 - 12:52
Chelsea e do Destin, por jo me kushte të Barcelonës

Sergino Dest vazhdon të jetë objektivi i Chelseat.

Por, sipas GiveMeSport, Blutë e duan mbrojtësin në formë huazimi, derisa Barcelona dëshiron ta shesë.

Barça po kërkon të arkëtojë sa më shumë para nga lojtarët që nuk preferohen nga Xavi, në mënyrë që të kenë fonde për afrime të reja për të ndërtuar një skuadër më konkurruese.

(Kosova Sot Online )