Kiana Kryeziu fiton normën olimpike Pekini 2022

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 17:00
Kiana Kryeziu fiton normën olimpike Pekini 2022

Kiana Kryeziu ka përmbushur edhe kriterin e pestë, të fundit për kualifikim në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitarja e skijimit alpin ka fituar normën olimpike në disiplinën e sllallomit të madh. Ajo ka garuar sot në Kronplatz të Italisë, ku ka zënë vendin 51, mjaftueshëm për të fituar pikët e nevojshme të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS).

17-vjeçarja do të hyjë në histori të sportit tonë, si femra e parë që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.

Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022 mbahen në Pekin të Kinës prej 4-20 shkurt 2022.

(Kosova Sot Online)