Edon Zhegrova transferohet te kampioni i Francës

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 20:42
Edon Zhegrova transferohet te kampioni i Francës

Tashmë është edhe zyrtare. Edon Zhegrova ka ndryshuar ambient dhe është transferuar në Francë, tek ekipi kampion në fuqi, Lille.

Kjo është bërë zyrtare nga klubi francez përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

Kështu, ylli kosovar lë Baselin për kampionin në fuqi të Francës i cili merr pjesë edhe në Champions League.


(Kosova Sot Online)