Australia e shpall Djokovicin njeri të rrezikshëm për rendin shoqëror dhe shëndetin publik

  • A.P /
  • 14 January 2022 - 23:09
Australia e shpall Djokovicin njeri të rrezikshëm për rendin shoqëror dhe shëndetin publik

Qeveria australiane thotë se prania e Novak Djokovic gjatë dy javëve të Australian Open mund të rrezikojë jetën dhe rendin shoqëror duke rritur ndjenjën anti-vaksinim dhe shpërfilljen e rregullave të COVID-19.

Të dielën në orën 09:00 do të jetë seanca, e cila supozohet të jetë përfundimtare, dhe do të zhvillohet në një gjykatë tjetër, pasi çështja kalon tashmë në Gjykatën Federale të Australisë.

Qeveria po e ndërton rastin ndaj tij në gjykatë me këto fakte:

ai është një “individ i profilit të lartë i pavaksinuar” me “mospërfillje të dukshme” për rregullat e COVID si izolimi

ai mund të ngrejë ndjenja kundër vaksinimit

nuk përmendet ajo që ka qenë çështja kryesore deri më sot – përjashtimi i tij mjekësor.

Sot në mëngjes qeveria australiane mori vendim për t’ia anuluar sërish vizën Djokovicit dhe kështu serbi mund të mbetet pa marrë pjesë në Australian Open.


(Kosova Sot Online)