Zhegrova nis stërvitjet me klubin e ri

  • S.A /
  • 15 January 2022 - 15:45
Zhegrova nis stërvitjet me klubin e ri

Edon Zhegrova është stërvitur për herë të parë me klubin e ri, Lille.

Zhegrova nisi stërvitjet menjëherë pas prezantimit me të cilin klub ka nënshkruar kontratë deri më 2026.

Në prezantim ai tha: “Lille është një klub i madh. Ata përfunduan të parët në grup në Ligën e Kampionëve. Kam parë disa ndeshje. Ka shumë cilësi kjo skuadër dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”.Zhegrova pas stërvitjeve, do të mësojë nëse do të ftohet për sfidën e nesërme që Lille do ta zhvillojë me Marseille. 

(Kosova Sot Online )