Ambasadori i ri amerikan në krah të Kosovës për finalen e dialogut me Serbinë vetëm me njohje reciproke dhe përgjegjësinë për krimet e luftës!

Ambasadori i ri amerikan në krah të Kosovës për finalen e dialogut me Serbinë vetëm me njohje reciproke dhe përgjegjësinë për krimet e luftës!
Ambasadori i ri amerikan në krah të Kosovës për finalen e dialogut me Serbinë vetëm me njohje reciproke dhe përgjegjësinë për krimet e luftës!

Dardan Grapci

  • 14 janar 2022 - 18:59

Shkruan: ANALISTI  –Dardan Grapci

Njohja pa kushte e Kosovës nga ana e Serbisë dhe pranimi i përgjegjësive për krimet e luftës duhet të jenë kushte për të ja vendosur edhe faktori ndërkombëtar për finale të arritjes së marrëveshjes. Përndryshe me këtë dialog deri me tani Kosova ka pasur vetëm humbje, ka pasur vetëm ngecje dhe nuk është arritur asnjë rezultat në të mirë të Kosovës.

Nuk e di pse po bëhet i gjithë ky presion ndaj Kosovës për të vazhduar dialogun me Serbin!? Pse duhet gjithmonë pala kosovare të jetë viktimë edhe e BE-s për rifillimin e këtij  dialogu? Dialogu nuk është dashtë fare të ekzistoj, sepse Serbia është ajo që ka bërë krime lufte në Kosovë, e nuk ka bërë Kosova në Serbi. Në këtë fazë në të cilën gjenden raportet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe presionit për ta vazhduar dialogun, i bëj apel ambasadorit amerikan në Kosovë që mos ta detyroj palën kosovare që të bëhet viktimë në këtë dialog, në fakt ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff  Hovenier duhet të kërkoj nga BE-ja anulimin e këtij dialogu me kahe të njëanshme , ta kanalizon atë vetëm me kushtin e njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, dhe  jo ti qet zjarrit benzinë duke qitur kushte të pa pranueshme ndaj Kosovës.

Politika e Serbisë është që ta ndaj Kosovën në dysh, duke aluduar që të krijohet asociacioni me shumicë serbe, dhe kjo është një skenar shumë i rrezikshëm për Kosovën por edhe për Ballkanin  prandaj nuk duhet të lejohet. Nëse dëshirojmë stabilitet në rajon, nëse dëshirojmë që me pas paqe mes shteteve ballkanike, dialogu duhet me kushte që rrezikojnë sovranitetin e shtetit të Kosovës  urgjentisht duhet të ndërpritet, sepse është vetëm në dëm të Kosovës dhe për interesa të Serbisë. Njohja pa kushte e Kosovës nga ana e Serbisë dhe pranimi i përgjegjësive për krimet e luftës duhet të jenë kushte për të ja vendosur edhe faktori ndërkombëtar për finale të arritjes së marrëveshjes. Përndryshe me këtë dialog deri me tani Kosova ka pasur vetëm humbje, ka pasur vetëm ngecje dhe nuk është arritur asnjë rezultat në të mirë të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".