Evertoni shkarkon Benitezin pas humbjes nga skuadra e Rashicës

  • A.P /
  • 16 January 2022 - 16:35
Evertoni shkarkon Benitezin pas humbjes nga skuadra e Rashicës

Evertoni shkarkon Benitezin pas humbjes nga skuadra e Rashicës

Toffees e kanë marrë këtë vendim për të ndryshuar pas humbjes se 10 të tyre në këtë sezon

Evertoni e ka shkarkuar trajnerin Rafael Benites pas humbjes 2-1 kundër Norwichit të shtunën e kaluar.

Benitez e kishte zëvendësuar Carlo Ancelottin në Goodison Park në qershor, pavarësisht se ai më parë ka qenë trajneri i Liverpoolit gjatë viteve 2004-2010, që janë rivalët më të mëdhenj të Evertonit.

Toffees e filluan sezonin 2021/22 shumë fuqishëm nën drejtimin e spanjollit por shpejt e humbën formën pasi që humën disa lojtarë kyç shkaku i lëndimeve dhe testimeve pozitiv me Covid-19, kurse humbja nga Norwich duket se ishte tolerimi i fundit që do ta toleronin bordi i këtij ekipi.

Klubi ka konfirmuar largimin e Benitezit me anë të një deklaratë zyrtare.

“Klubi i Futbollit, Everton, konfirmon se i ka ndarë rrugët me menaxherin e skuadrës Rafael Benites”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit.

“Benitezi, i cili ju bashkua Evertonit në qershor të vitit 2021 do ta lërë klubin menjëherë. Gjatë kësaj kohe do të gjendet edhe zëvendësimi i tij permanent”. 

(Kosova Sot Online)