Juventusi e tërheq ofertën për Dybalan, i gatshëm ta lërë të largohet falas

  • S.A /
  • 17 January 2022 - 09:40
Juventusi e tërheq ofertën për Dybalan, i gatshëm ta lërë të largohet falas

Juventusi është tërhequr nga marrëveshja me Paulo Dybalan për kontratë të re dhe është i gatshëm ta lërë argjentinasin të largohet falas në verë, nëse ai nuk pranon ulje page.

Dybala dhe Juventusi ishin pajtuar për marrëveshje të re muaj më parë, nga e cila 28-vjeçari do t’i fitonte 8 milionë euro në vit, plus 2 milion euro të tjera bonuse. Megjithatë, në javët e fundit gjërat ndryshuan papritmas dhe bisedimet u pezulluan deri në shkurt apo mars.

Dybala do të jetë lojtar i lirë në verë, pasi marrëveshja e tanishme me bardhezinjtë i mbaron më 30 qershor.

Argjentinasi i konfirmoi tensionet me klubin të dielën, pasi nuk e festoi golin në fitoren kundër Udineses, por iu dha një shikim të pandarë drejtorëve të klubit, Maurizio Arrivabene dhe Pavel Nedved.

Ai po ashtu e pranoi pas ndeshjes se klubi kishte kërkuar shtyrjen e bisedimeve për kontratë deri pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit.

Por Sky Sport Italia raporton se Juventusi ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja paraprake dhe tani po i ofron Dybalas pagë shumë më të ulët vjetore.

Klubi torineze beson se Dybala nuk ka oferta më prestigjioze apo fitimprurëse, prandaj shpreson se mund ta bëjnë atë të pranojë pagë më të ulët.

(Kosova Sot Online )