Napoli i uron Atalantën dhe Interin për barazimin pa gola në një postim të çuditshëm

  • S.A /
  • 17 January 2022 - 09:48
Napoli i uron Atalantën dhe Interin për barazimin pa gola në një postim të çuditshëm

Napoli e ka bërë një urim paksa të çuditshëm të dielën mbrëma, duke i falënderuar publikisht Atalantën dhe Interin për, siç e quajti, një ndeshje të ndershme dhe argëtuese futbolli.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes derbi në Gewiss Stadium në Bergamo ishte 0:0 me raste shënimi nga të dyja anët, përfshirë disa pritje mahnitëse nga portierët Samir Handanovic dhe Musso.Pas ndeshjes, Napoli e bëri një shkrim plotësisht të papritur në rrjetin social Twitter.

“Klubi dëshiron t’i urojë Atalantën dhe Interin për ndeshjen e tyre të ndershme dhe argëtuese të futbollit”, shkroi Napoli në Twitter.

Napoli nuk kishte ndonjë ndërlidhje me këtë ndeshje në Bergamo, pra ishte spektator por prapëseprapë shkroi për të në rrjetet sociale.

Napoli do të përballet me Bolognan sonte në orën 18:30 në Stadio Dall’Ara.

(Kosova Sot Online )