Pamje: Të gjithë të lumtur përveç Hazardit gjatë festës së trofeut të Superkupës së Spanjës

  • s. /
  • 17 January 2022 - 12:45
Pamje: Të gjithë të lumtur përveç Hazardit gjatë festës së trofeut të Superkupës së Spanjës

Eden Hazardi u duk tejet i palumtur derisa bashkëlojtarët e tij të Real Madridit ishin shumë të gëzuar gjatë festës së fitimit të Superkupës së Spanjës të dielën. Real Madridi e fitoi Superkupën e Spanjës duke e mposhtur 2:0 Athletic Bilbaon falë golave nga Luka Modric dhe Karim Benzema të dielën në Arabinë Saudite.Por derisa të gjithë festonin të lumtur, Hazardi nuk buzëqeshi qoftë edhe një herë.

Ish-ylli i Chelseat nuk u përdor fare nga trajneri Carlo Ancelotti në dy ndeshjet e Superkupës në Arabinë Saudite. Sulmuesi belg po kalon kohë të vështira në Santiago Bernabeu këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm një herë titullar deri tani nën urdhrat e Ancelottit. Ai ishte lojtari i vetëm i palumtur i Real Madridit mbrëmjen e së dielës dhe e hoqi medaljen e fituesit nga qafa më vonë. 

(Kosova Sot Online )