Xhaka: Ndeshja me Serbinë, momenti më i madh në karrierë

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 15:34
Xhaka: Ndeshja me Serbinë, momenti më i madh në karrierë

Granit Xhaka e ka kujtuar ndeshjen historike me Serbinë, ku ai së bashku me Xherdan Shaqirin ia kishin siguruar fitoren Zvicrës në Kampionatin Botëror, që ishte mbajtur në Rusi.

Dy futbollistët kosovarë kishin festuar duke e formuar me duar shqiponjën dykrenore, një simbol i shqiptarëve ky.

Dhe, në një bashkëbisedim në rrjetin social “Tik Tok”, futbollisti i Arsenalit ndër të tjera e ka kujtuar atë ndeshje, e cila i ka mbetur në kujtesë të pashlyeshme, jo vetëm atij, por edhe krejt shqiptarëve.

Kjo për faktin se kjo ndeshje ishte më shumë se një lojë futbolli.

(Kosova Sot Online)