Mbledhëses së topave i bie të fikët gjatë ndeshjes në Australian Open

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 15:36
Mbledhëses së topave i bie të fikët gjatë ndeshjes në Australian Open

Një mbledhëseje të topave, vajzë e re, në turneun grand slam Australian Open i humbi vetëdija papritmas në fushë gjatë një ndeshjeje të hënën.

Incidenti ndodhi gjatë meçit të rrethit të parë të Australian Open mes Lloyd Harris dhe Mikael Torpegaard.

Torpegaard po fitonte 4:2 kur mbledhësja e topave mbrapa tij ra në tokë pa ndjenja papritmas.

Harris vrapoi nga ana tjetër e fushës për t’i ndalë në ndihmë vajzës së re.

Asaj iu dha ndihma e parë mjekësore në fushë nga ekipi mjekësor i Australian Open.

Tennis Australia njoftoi më vonë se vajza ishte dërguar në shtëpi për të pushuar dhe se do të rikthehet në fushat e Australian Open më vonë këtë javë.

Turneu u Australian Open shpesh zhvillohet në të nxehtë ekstrem, por temperatura ishte vetëm 22 gradë në kohën kur ajo i humbi ndjenjat në fushë. 

(Kosova Sot Online)