Sa milionë do t’i marrë sivjet fituesi i Australian Open?

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 16:27
Sa milionë do t’i marrë sivjet fituesi i Australian Open?

Sot ka nisur GrandSlami i parë i vitit, Australian Open, me tenistët më të mirë që do të garojnë për çmimin e madh.

Përfitimet për fituesit në çdo kategori janë rritur, pasi koronavirusi ndikoi në turneun e vitit të kaluar.

Totali i fitimeve do të jetë 75 milionë dollarë në këtë vit, duke patur një rritje prej 4.5 % nga viti i kaluar.

Fituesi i Australian Open do të fitojë 4.4 milionë euro, pasuar nga finalisti me 2.2 milionë sosh.


(Kosova Sot Online)