Evertoni nis bisedimet për ta rikthyer Martinezin si trajner

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 17:09
Evertoni nis bisedimet për ta rikthyer Martinezin si trajner

Evertoni ka shprehur interesim në përzgjedhësin e Belgjikës, Roberto Martinez dhe ka nisur kontaktet e para me Federatën e Futbollit të Belgjikës.

Belgjika heziton të humbasë spanjollin 48-vjeçar, me Kupën e Botës në nëntor dhe beson se do të mbajë shërbimet e tij.

Roberto Martinez ishte më herët trajner i Evertonit, në përiudhën 2013-2016, për të vazhduar më pas me Kombëtaren e Belgjikës.

Martinez është në krye të listës së “Toffees” për ta zëvendësuar Rafael Benitezin, i cili u shkarkua dje.

Belgjika, e renditur në vendin e parë në ranglistën botërore është njëri prej favoritëve për ta fituar Kupën e Botës këtë vit. 


(Kosova Sot Online)