Blick: Zvicra luan miqësore me Kosovën në mars

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 17:49
Blick: Zvicra luan miqësore me Kosovën në mars

Sipas gazetës prestigjioze zvicerane Blick, Kosova do të përballet në një ndeshje miqësore me Zvicrën.

Zvicra do ta nisë kampin ecsaj përgatitore më 21 mars, kurse më 26 mars do të luajë fillimisht me Anglinë në “Wembley” nga ora 18:30.

Tri ditë më vonë në Zvicër, “Helvetikët” do të përballen me Kombëtaren e Kosoves, ndërsa koha e nisjes së asaj ndeshje ende nuk dihet.

Siç shkruan Blick, ajo do të jetë ndeshje vëllazërore.

Zvicra kishte qenë kundër pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Kjo padyshim se do të jetë një ndeshje special për Xhakën e Shaqirin, që janë me prejardhje nga Kosova.

Dueli kundër Kosovës, e cila është anëtare e FIFA-s që nga viti 2014, do të jetë i pari në historinë e Zvicrës.

(Kosova Sot Online)