E konfirmojnë dy federatat: Kosova miqësore me Zvicrën në mars

  • A.P /
  • 17 January 2022 - 18:06
E konfirmojnë dy federatat: Kosova miqësore me Zvicrën në mars

Në kuadër të ndeshjeve miqësore të parapara të zhvillohen në muajin mars, FFK ka konfirmuarsot se është arritur marrëveshja që Kombëtarja A e Kosovës më 29 mars të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Zvicrës.

Ndërkohë janë duke u zhvilluar negociata për aranzhimin e një ndeshjeje tjetër miqësore dhe gjithçka pritet të definohet brenda disa ditësh.

Zvicra kishte qenë kundër pranimit të Kosovës në kongresin e UEFA-s.

Kjo padyshim se do të jetë një ndeshje special për Xhakën e Shaqirin, që janë me prejardhje nga Kosova.

Zvicra ka konfirmuar se para ndeshjes me Kosovën, më 26 mars do të luajë fillimisht me Anglinë në “Wembley”.

(Kosova Sot Online)