Kosovë-Zvicër, me apo pa shikues

  • A.P /
  • 17 janar 2022 - 21:52
Kosovë-Zvicër, me apo pa shikues

Kosova më 29 mars do të përballet me Zvicrën në një ndeshje miqësore. Kjo u konfirmua sot gjatë ditës nga të dyja federatat.

Ndonëse më parë raportet e dy federatave nuk ishin mjaft të mira, këto tani kanë mbetur në të kaluarën.

Kujtojmë se Zvicra ishte kundër pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, pasi frikësohej se do ia merrte lojtarët që kanë prejardhje kosovare.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Letzigrund të Zvicrës, ndërsa ora e ndeshjes nuk është caktuar ende.

I pyetur  nëse ndeshja do të zhvillohet në praninë e publikut, presidenti i FFK-së, Agim Ademi tha se kjo varet nga masat e shtetit zviceran

“Për shikues varet prej masave të shtetit zviceran”, tha shkurtimisht Ademi.

I pyetur rreth çështjes së përzgjedhësit të ri të Kosovës, Ademi tha se janë në fazën e bisedimeve me të gjithë konkurrentët. 

(Kosova Sot Online)