“Kulmi i arritjeve të mia individuale” – Reagimi i Ronaldos pasi e fitoi çmimin e veçantë të FIFA-s

  • S.A /
  • 18 January 2022 - 10:35
“Kulmi i arritjeve të mia individuale” – Reagimi i Ronaldos pasi e fitoi çmimin e veçantë të FIFA-s

Cristiano Ronaldo ka thënë se ndihet plotësisht i nderuar që e ka fituar çmimin e ri të FIFA-s, “Çmimi më i Mirë i Veçante”, të hënën. Yllit portugez iu dha ky trofe si mirënjohje për arritjen e tij për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar të meshkujve.

Ronaldo e theu rekordin për më së shumti gola me ekip kombëtar, të cilin e mbante heroi i Iranit Ali Daei, kur e shënoi golin e 110-të për Portugalinë në shtator.

Ai e ka çuar në 115 numrin e përgjithshëm të golave për vendin e tij që prej atëherë. “Ta fitoj Çmimin më të Mirë të veçante të FIFA-s është nder i madh për mua dhe privilegj i jashtëzakonshëm”, tha Ronaldo në një shkrim në rrjetet sociale. “Fakti që ky institucion i rëndësishëm vendosi të më njohë mua si golashënuesin më të mirë në historinë e garave të FIFA-s, është kulmi i arritjeve të mia individuale në përfaqësimin e vendit tim të dashur”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )