Prishtina arrin në Turqi për fazën përgatitore

  • E.K /
  • 18 January 2022 - 14:58
Prishtina arrin në Turqi për fazën përgatitore

FC Prishtina ka arritur në Antalia të Turqisë teksa mëngjesin e sotëm është akomoduar në hotelin Titanic në Lara.

Ekspedita e skuadrës “bardhekalër” ditën e sotme e ka kryer edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e stafit teknik të udhëhequr nga trajneri Abdulah Ibrakoviq.

Si fillim futbollistët kanë kryer ushtrime të fitnesit derisa pasdite janë planifikuar stërvitjet në fushat e kompleksit të hotelit.

Gjendja e të gjithë futbollistëve është e mirë, siç raportohet nga faqja zyrtare e klubit.

(Kosova Sot Online)