Lojtari përplaset me Sarrin, trajneri bie në tokë dhe i fluturojnë syzet

  • A.P /
  • 18 January 2022 - 21:12
Lojtari përplaset me Sarrin, trajneri bie në tokë dhe i fluturojnë syzet

Një moment viral ka ndodhur sot në ndeshjen Lazio-Udinese.

Lojtari i Udineses, Pussetto ishte në duel shpejtësie me Lazzarin dhe ky i fundit e shtynë Pussetton.

Sarri ndodhej pranë lojtarëve kur për fatin e tij të keq, Pussetto humbet ekuilibrin dhe e përplas teknikun me sup duke e hedhur në tokë, madje duke ia hedhur dhe syzet të cilat u thyen.

Në plan të parë dukej një goditje e ashpër por Sarri është çuar dhe i ka dhënë dorën lojtarit duke shkëmbyer dhe buzëqeshje.


(Kosova Sot Online)