Juve me spektakël kalon në fazën tjetër të Kupës së Italisë

  • A.P /
  • 18 January 2022 - 23:05
Juve me spektakël kalon në fazën tjetër të Kupës së Italisë

Juve e ka mundur 4-1 Sampdorian në Kupën e Italisë për të kaluar në çerekfinale.

Tjetër fytyrë në Kupën e Italisë.

Juve ka prerë biletën për në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke e mundur 4-1 Sampdorian.

Në pjesën e parë u shënua një gol.

Për 1-0 realizoi Cuadrado në minutën e 26-të në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 52’, Rugani ka realizuar për 2-0.

Por më pas, në minutën e 63’, Sampdoria ngushtoi epërsinë në 2-1, shënoi Conti.

Pak minuta më vonë, Juve shënoi golin për 3-1, realizoi Dybala pesë minuta pasi ishte futur në fushë.

Derisa për rezultatin përfundimtar shënoi Alvaro Morata në minutën e 77-të. 

(Kosova Sot Online)