Lewandowski tregon pse e votoi Jorginhon para Messit

  • E.K /
  • 19 January 2022 - 09:12
Lewandowski tregon pse e votoi Jorginhon para Messit

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka shpjeguar pse ia dha pikët e plota mesfushorit të Chelseat dhe Italisë, Jorginho, për çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s.

Lewandowski e fitoi për çmim të hënën mbrëma për herë të dytë radhazi, duke e lënë mbrapa Lionel Messin dhe Mohamed Salah.

Jorginho përfundoi vetëm në vendin e gjashtë, pavarësisht se sulmuesi polak mendon se ai e kishte një vit të çmendur.

“Unë gjithmonë i shikoj lojtarët sulmues, por ajo çka fitoi Jorginho vitin e kaluar do të thotë shumë”, tha Lewandowski.

“Duhet të jemi neutral. Ai shënoi edhe gola të rëndësishëm, pavarësisht se luante si numër 6. Ai kishte një vit të çmendur me Chelsean dhe Italinë”, shtoi ai.

Jorginho, i lindur në Brazil por i rritur në Itali, e kishte një vit të mrekullueshëm më 2021, duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës me Chelsean, si dhe Kampionatin Evropian 2020 me Italinë.

(Kosova Sot Online)