Shpërthen gazetari italian: Ibrahimovici po bëhet barrë për Milanin

  • S.A /
  • 19 January 2022 - 11:23
Shpërthen gazetari italian: Ibrahimovici po bëhet barrë për Milanin

Drejtori i “Tele Lombardia”, Fabio Ravezzani ka postuar në Twitter mendimet e tij për rolin e Ibrahimovic te kuqezinjtë. Ai beson se sulmuesi suedez është duke u bërë barrë e rëndë për trajnerin Stafeano Pioli.

“Milani ka shumë justifikime, por Ibra po bëhet një barrë e padurueshme. Piolit i mungonte guximi për ta zëvendësuar. Ibra e bën të gjithë Milanin të punojë për të. Ai mund të shënojë kur t’i mbërrijnë topat e duhur”, shkroi ai.

“Nëse ai dështon, është normale që një skuadër prej 10 vetash të jetë pa frymë dhe të vuajë në pjesën e dytë, siç ndodhi me kuqezinjtë. Sot Ibra është një rezervë luksi, jo një titullar”.

Më tej, për episodin që ka parë si protagonist arbitrin Serra në Milan-Spezia, ai ka shkruar: “Pra, edhe sipas Luca Marellit, kërkim-falja zyrtare e AIA ndaj Milanit është një mashtrim. Urime të gjithë atyre që i komentuan të kënaqur apo skandalizuar, pa pyetur se cili ishte burimi i lajmit”.

(Kosova Sot Online )