Klubi më i pasur në Premierligë e kërkon Balotellin

  • E.K /
  • 19 January 2022 - 13:56
Klubi më i pasur në Premierligë e kërkon Balotellin

Lajmi është i bujshëm, pasi vjen drejtpërdrejt nga goja e presidentit të Adana Demirspor, ​​Murat Sancak, raportuar nga “Inside Futbol”.

Mario Balotelli është pjesë e interesit të Newcastle, klub të cilin e financojnë miliarderë nga Arabia Saudite tashmë.

“Ata janë duke e monitoruar lojtarin, edhe pse nuk kanë bërë ende ofertë zyrtare. Balotelli ka një klauzolë largimi në kontratë, por unë nuk mund ta zbuloj shumën”, ka thënë Sancak.

Megjithatë, Adana nuk do të donte që Balotelli të largohej nga skuadra e trajnerit Vincenzo Montella.

(Kosova sot Online)