Bayern Munich i gatshëm të shesë Robert Lewandowskin

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 15:00
Bayern Munich i gatshëm të shesë Robert Lewandowskin

Bayern Munich do ta shesë sulmuesin e vet Robert Lewandowski, nëse ai nuk e pranon marrëveshjen e re me klubin, sipas gazetës gjermane Bild.

Marrëveshja e tanishme e Lewandowskit me Bayernin mbaron verën e vitit 2023 dhe ai do të shitet në verë nëse nuk nënshkruan ujdi të re në Allianz Stadium.

Polaku 33-vjeçar e ka shprehur dëshirën për të luajtur në nivelin më të lartë edhe për të paktën katër vite të tjera.

Por Lewandowski, i cili këtë javë e fitoi çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s 2021, nuk ia ka përkushtuar ende të ardhmen e vet Bayernit.

Kampioni gjerman i ka ofruar atij marrëveshje të re dhe është i gatshëm të heqë dorë nga ai përfundimisht nëse i refuzohet vazhdimi i kontratës.

Bayerni nuk do të donte ta humbiste atë pas asnjë qindarkë, prandaj është i gatshëm ta shesë në verën që vjen. 

(Kosova Sot Online)