Refuzohet apeli i Robinhos, do të mbajë nëntë vite burg

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 18:25
Refuzohet apeli i Robinhos, do të mbajë nëntë vite burg

Ish-reprezentuesi brazilian Robinho do të dënohet me nëntë vjet burg pasi gjykata italiane refuzoi apelin e tij për përdhunim.

Ish-ylli i Real Madrid, Milan dhe Manchester City, Robinho është dënuar me nëntë vjet burg për përdhunim.

Gjykata në Romë hodhi poshtë një apel të ish-reprezentuesit brazilian dhe Ricardo Falco – një mik i ish-lojtarit – në lidhje me incidentin, i cili ndodhi në vitin 2013.

Robinho u dënua për përdhunim në vitin 2017 nga Gjykata, por apeli që kishte bërë kishte shtyrë gjithçka deri tani.

Ish-lojtari kishte hedhur poshtë vazhdimisht pretendimet se ai mori pjesë në një përdhunim në grup të një gruaje shqiptare 22-vjeçare në klubin e natës Sio Cafe në Milano në janar të vitit 2013.

Sido që të jetë, vendimi i fundit i gjykatës në Romë është vendim i prerë, pa vend për apelime të mëtejshme dhe me fillimin e menjëhershëm të dënimit.


(Kosova Sot Online)