Pas fjalëve të mira nga Mourinho, Kumbulla merr një tjetër vlerësim

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 18:44
Pas fjalëve të mira nga Mourinho, Kumbulla merr një tjetër vlerësim

Marash Kumbulla nuk ka marrë vetëm fjalë të mira nga trajneri Jose Mourinho.

Qendërmbrojtësi ka marrë një tjetër vlerësim.

Sofascore e ka përfshirë atë në formacionin më të mirë të javës së 22-të, pasi tregoi nivel të lartë në ndeshjen e Romës kundër skuadrës së Cagliari.

Kumbulla është vlerësuar me notën 7.5, në një mbrojtje ku janë Luis Felipe e Patric ta Lazios.

Formacioni: Falcone, Felipe, Kumbulla, Patric, Lozano, Bonaventura, Fabian Ruiz, Biraghi, Barak, Leao, Imobile.


(Kosova Sot Online)