Irritohet Cristiano Ronaldo, trajneri afrohet dhe mundohet ta qetësojë

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 22:50
Irritohet Cristiano Ronaldo, trajneri afrohet dhe mundohet ta qetësojë

Cristiano Ronaldo nuk e ka pritur mirë zëvendësimin që ndeshjen që Man United po e zhvillon me Brentford.

Ai u detyrua të lërë fushën në minutën e 72-të, për t’ia lëshuar vendin Marcus Rashford, që vetëm pak minuta më pas, shënoi për 3-0.

Ky zëvendësim, natyrisht nuk i pëlqeu aspak portugezit, por trajneri Ralf Rangnick, duke mos dashur që të shkaktojë përçarje në klub, iu afrua portugezit dhe arriti ta qetësojë duke i shpjeguar ndoshta arsyen e largimit të 36-vjeçarit nga loja.

(Kosova Sot Online)