Ancelotti: Asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur me Hazard dhe Bale

  • S.A /
  • 20 January 2022 - 09:41
Ancelotti: Asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur me Hazard dhe Bale

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka bërë të qartë se nuk ka pasur probleme me dyshen sulmuese Eden Hazard dhe Gareth Bale, të cilët nuk po ia dalin të zënë vend në ekipin e parë në Bernabeu. Trajneri italian duket sikur nuk e ka në plane Hazardin, të cilit s’i dha fare mundësi të luajë në gjysmëfinale dhe finale të Superkupës së Spanjës javën e kaluar.

Bale, ndërkohë, ka munguar në disa ndeshje shkaku i lëndimit. “Asgjë nuk ka ndodhur me Hazardin”, tha Ancelotti të mërkurën në një konferencë për media. “Në ekip ka konkurrencë dhe unë duhet t’i zgjedh lojtarët më të mirë në çdo ndeshje. Kjo i prek shumë lojtar, nuk e mohoj dot. Por asgjë nuk ka ndodhur, Hazardi po stërvit dhe po e pret thirrjen e trajnerit”, nënvizoi ai. Ancelotti shtoi: “Asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur me Bale dhe Hazard, por puna është se ka konkurrencë dhe trajneri, që jam unë në këtë rast, duhet të vendosë për formacionin më të mirë në çdo ndeshje”. 

(Kosova Sot Online )