Chelsea synon t’ia rrëmbejë Barçës talentin Gavi duke e paguar klauzolën e tij

  • S.A /
  • 20 January 2022 - 10:19
Chelsea synon t’ia rrëmbejë Barçës talentin Gavi duke e paguar klauzolën e tij

Chelsea mund ta shfrytëzojë një klauzolë të ulët lirimi për t’ia rrëmbyer Barcelonës talentin 17-vjeçar Gavi.

Kampioni evropian Chelsea ka shfaqur interesim për ta transferuar talentin spanjoll të Barçës, Gavi, sipas El Nacional. Në marrëveshjen e tanishme me Barçën, Gavi e ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurove, që nënkupton se cilado skuadër që e paguan këtë shumë parash mund ta blejë 17-vjeçarin.

Megjithatë, Barcelona i ka nisur bisedimet me Gavin për një marrëveshje të re, në të cilën do t’ia vendoste një klauzolë shumë më të lartë. Gjiganti katalonas nuk dëshiron ta humbasë njërin prej mesfushorëve evropian me të ardhme të ndritur. 

(Kosova Sot Online )