Pioli po mendon t’i mposhtë Interin dhe Juventusin me dyshen Ibra-Giroud

  • S.A /
  • 20 January 2022 - 10:52
Pioli po mendon t’i mposhtë Interin dhe Juventusin me dyshen Ibra-Giroud

“Gazzetta dello Sport”, në edicionin e saj të sotëm i kushton një hapësirë ​​Milanit, në të cilin analizon zgjidhjet e mundshme të Stefano Piolit për dy supersfidat e radhës, ndaj Juventusit dhe Interit. Ndërkohë, trajneri i kuqezinjve i tha skuadrës se në këto dy ndeshje do të nevojiten paraqitje të jashtëzakonshme, më e mira e të gjithë lojtarëve.

Mbi të gjitha ai po mendon për një risi nga pikëpamja taktike, pikërisht përdorimin e Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud së bashku në sulm

Ai beson te përvoja, liderishipi dhe prania e të dyve në zonën e penalltisë. Ajo që deri tani ka mbetur sugjerim për “Djallin” mund të bëhet zgjidhje.

Ndoshta jo që në minutën e parë, por as kur gjërat shkojnë keq.

(Kosova Sot Online )